14 Mars 2019 / 16:43
Një djalë trembëdhjetë vjeçar nga Shkupi dje fizikisht është sulmuar nga një 14-të vjeçar me ç’rast ka marrë plagë të thellë nga një mjet i mprehtë.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje rreth orës 17:00 në SPB Shkup është denoncuar se në rr. “Goce Stojçevski” në Shkup, 14 vjeçari nga Shkupi fizikisht e ka sulmuar djalin 13 vjeçar, gjithashtu nga Shkup, me ç’rast me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë.
Adoleshenti i lënduar është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ku i është dhënë ndihmë mjekësore.
Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Loading…