13 Mars 2019 / 17:45
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të marrë masa paraprake, që prodhimet vendore dhe ekonomia të mos ndjejnë pasoja nga dalja e tërësishme e Britanisë së Madhe prej Bashkimit Evropian. Zëdhënësi Mile Boshnjakovski, deklaron se në seancën e mbrëmshme, Qeveria ka shqyrtuar informatën e ndikimit të BEXIT-it ndaj ekonomisë së Maqedonisë.
Konstatimet që i sollëm janë ata që e obliguam Ministrinë e Ekonomisë, në bashkëpunim me ministrinë e Financave dhe Drejtoria e Doganave deri në qeveri të dorëzojnë propozim të vendimit për vendosjen e masave autonome, me zbatim të kushtëzuar, kuptohet sipas skenarit që do të ndodhë deri në fund, me zbatim të kushtëzuar prej 30 viti 2019”- tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Boshnjakovski, ka shtuar se fokusi është vendosur edhe tek eksporti dhe importi i mallrave mes dy vendeve.
Po ashtu është obliguar Ministria e Punëve të Jashtme, ministria e Ekonomisë të sigurojnë informatë për trajtimin e mallrave të Maqedonisë gjatë eksportit në Mbretërinë e Bashkuar në rastin e të ashtuquajtur Brexit-i i fortë, dhe të gjenden zgjidhje për import pa tatim edhe të prodhimeve me prejardhje nga Maqedonia. Gjithçka që bëjmë është me intencë që ekonomia e Maqedonisë aspak të mos ndjejë efekte negative nga BEXIT-i pa marrë parasysh cili skenar do të dalë”- pohoi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë
Dhoma e ulët e Parlamentit britanik mbrëmë me 391 vota “kundër” dhe 242 vota “për”, për herë të dytë e ka hedhur poshtë Marrëveshjen për Brexit-in. Kjo paraqet goditje të rëndë ndaj tentimeve të kryeministres britanike Tereza Mej për daljen e rregullt të Britanisë së Madhe nga BE. Megjithatë deri në fund të muajit, Bashkimi Evropian pritet që të vendos, nëse Britania do të ketë mundësi për periudhë gjashtë mujore për harmonizim por edhe për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja tregtare me vendet anëtare të BE-së dhe vende të tjera.
Mefail Ismaili
Loading…