8 Mars 2019 / 14:02
Nëse vendos gjykata e Apelit do ta vuaj vendimin me burg, ka thënë ish-kreu i DSK-së, Shasho Mijallkov. Gjyqi Penal sot ka shqiptuar masë me 3 vjet burg për Sasho Mijallkovin, në lëndën “Titanik 2”.
Ai në fjalimin para gjyqit për propozim masën që ti jepet masë paraburgimi, pas aktvendimit është shprehur se asnjëherë nuk ka shfaqur shenja se do të arratiset.
“Me arratisje nuk zgjidhen problemet. Stili i jetës sime nuk është arratisja. Nëse vendos gjykata e Apelit, unë do të vuaj dënimin.” Ka thënë ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Ai ka thënë se deklarimet e prokurores të PSP-së, Fatime Fetai se ekziston rrezik për arratisje, janë pa dëshmi dhe pa argumente, janë spekulime dhe fjalë boshe.
Këshilli gjyqësor është tërhequr për të sjell vendim për kërkesën e parashtruar.
Paraprakisht gjyqi shqiptoi masë me 3 vjet burg për ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov. Këshilli gjyqësor ishte i përbërë nga gjyqtarët Ognen Stavrev dhe Osman Shabani si dhe tre anëtarë të gjyqit të cilët shqiptuan masën me 3 vjet burg dy muaj për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-anëtarin e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj burgim.
Si dhe ish-anëtarët e tjerë të KSHZ-së, Sasho Srcev, Vlatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska janë dënuar me nga 3 vjet burg për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, në Strumicë për shkak të ndikimit politik.
Loading…