26 Shkurt 2019 / 14:15
Ministri i jashtëm shqiptarë Genc Cakaj sot dhe nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Cakaj krahas homologut të tij, Nikolla Dimitrov do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, kreun e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me zv/ kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani.
Raportohet se Cakaj gjatë takimit me funksionarët e lartë shtetëror do të diskutoj rreth marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve si dhe zhvillimet politike në rajon, gjegjësisht për sfidat dhe perspektivat e vendeve të rajonit.
Cakaj do të takoj edhe krerët e partive politike shqiptare. Sot pasdite do të takoj kreun e integristëve Ali Ahmeti dhe më pas edhe kreun e Alternativës, Afrim Gashi dhe atë të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.
Loading…