Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri i hodhi poshtë akuzat se ai ka faj se pse nuk është votuar marrja e imunitetit të deputetit, Trajko Velanoski. Tha se nuk e ka ofenduar Talat Xhaferin, transmeton Almakos.
“Kërkova që ta lexoje përfundimin që të votojmë para mesnate”, deklaroi Zekiri.
Ai shtoi se nuk ka pasur situatë të nxitur që të ketë nevojë për ndërprerjen e seancës.
“Ai është një deputet me përvojë, di të menaxhoje edhe me seanca më tensionuese”, deklaroi Zekiri për Xhaferin dhe shtoi se përgjegjësinë nuk duhet që ta hedh te të tjerët.
“Xhaferi a punon me vetëdije për VMRO-DPMNE-në”, pyeti Zekiri dhe në lidhje me idenë për ngritjen e interpelancës ndaj kryeparlamentarit tha se në mënyrë shtesë do të vendosin në grupin e deputetëve. /Almakos/