Deputeti i BDI-së, Artan Grubi tha se koalicioni qeveritar funksionon në mënyrën më normale, dhe se shumë punë të rëndësishme kanë punuar bashkërisht dhe se i pret edhe shumë punë tjera, transmeton Almakos.
Ai në pres konferencën e Parlamentit tha se BDI-ja e përkrah sundimin e të drejtës pa asnjë ndikim tjetër. Për atë që ka ndodhur në seancën e marrjes së imunitetit të deputetit të dyshuar Trajko Veljanovski, ai tha se janë fajtor disa deputet të caktuar që janë sjell në mënyrë të pahijshme. Deri këtu nuk do të vinte nëse kryetari i komisionit parlamentar për çështje mandatore nuk e ka caktuar votimin pa e njoftuar BDI-në.