Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracoski në profilin e tij në Facebook kërkoi nga Talat Xhaferi që të përgjigjet nëse mbrëmë ka pasur kalkulime, transmeton Almakos.
“Mbrëmë deputetët nga shumica në Parlament ishin të përgatitur që të sjellin vendim me të cilën do t`i mundësohej gjyqit që të vazhdoje pa pengesa proceset e tij.
Deputetët ishin të përgatitur që të mundësojnë drejtësinë për 27 prillin që të çohet deri në fund, por kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e ndaloi seancën dhe nuk lejoi që të ketë votim për marrjen e imunitetit të deputetit të akuzuar Trajko Velanoski.
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi obligohet që t`i përgjigjet opinionit, qytetarëve, pse e ndërpreu seancën për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Velanoski dhe pse lejoi që të shkaktohet parregullsi në seancën e mbrëmshme.
Kuorum ekzistonte. Shumica ishte këtu e gatshme për të votuar. Qytetarët pyesin, ndërsa Talat Xhaferi është i obliguar që t`i sqaroje edhe opinionit edhe kolegëve të tij- Pse u ndërpre seanca ku duhej që t`i merrej imuniteti të akuzuarit për organizimin e 27 prillit, Trajko Velanoski?
Kërkojmë parime, Parlamenti është e obliguar që të veproje dhe t`i mundësoje gjykatës që pa pengesa të punoje.
Për Trajko Veljanovskit duhet që të ekzistojnë procedurat e njëjta si për secilin deputet tjetër.
Parlamenti duhet që të veproje njëjtë si ka vepruar për të gjithë deputetët tjerë që kanë qenë të akuzuar dhe për të cilët është kërkuar vendim për përgjegjësinë e tyre.
Për shkak të kësaj, në Parlament sot nuk ka kushte që të vazhdohet me aktivitetet tjera.
27 prilli është ngjarje e përgjakshme ndërsa organizatorët e saj duhet që të përgjigjen.
LSDM është parti e përgjegjshme me grup deputetësh të përgjegjshëm, drejtësia dhe interesi i opinionit për ne është në rend të parë.
Opinioni po kërkon përgjigje, nëse është kalkuluar mbrëmë ose jo, ndërsa kryetari Talat Xhaferi duhet që të përgjigjet”, shkroi Kiracovski./Almakos/