Ditëve të fudit në Republikën e Maqedonisë së Veriut po vlojnë ngjarjet për nepotizëm dhe punësime të familjarëve të fuksionarëve ku secila parti po nxjerr në shesh punësimet e bëra të njëra-tjetrës.
Lidhur me këtë ngjarje me një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe koordinatori I KV në Çair, Isa Hoti, transmeton InfoShqip.com
Ja postimi i plotë i tij:
“Pyetje publike nga aktivistat e BDI-së deri te Bujar Osmani: I nderuari Bujar. Ju ishit shef i fushatës zgjedhore në Çair për zgjedhjet e fundit lokale që u realizuan si dhe për referendumin për ndryshimin e emrit.
Gjatë fushatës zgjedhore lokale Ju personalisht u zotuat se do të punësoni nga 5 aktivistë të çdo këshilli vendor. Këto 5 punësime i harruat dhe kur u afrua referendumi ju përsëri premtuat dhe përsëri na gynjyet.
Kaluan 2 vite nga këto premtime dhe ende ska lëviz asgjë.
Në ndërkohë Ju deklaroni neper mediat maqedone se keni 100 kusheri dhe nuk ka problem nëse ato punësohen.
ju pyesim publikisht: Edhe sa kusheri ju mbetën pa punësuar që ti punësoni edhe ato që të vijn në rend aktivistat qe i keni mashtruar. Isa Hoti – kordinator I kryetarve te keshillave vendor”- përfundon postimin e tij Isa Hoti./InfoShqip.com
![](https://www.infoshqip.com/wp-content/uploads/2019/02/a.jpg)