Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, ka vizituar , Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame, për të uruar kreun e saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, për pasaportën shqiptare që ka marrë ai këto ditë, akorduar direkt nga Presidenti Ilir Meta. Me këtë rast Ambasadori shoqërohej nga Sekretari i Parë i Ambasadës, Igli Pira. Reis’ul-Ulema Sulejman ef. Rexhepi u falënderua për urimet e ngrohta nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, duke u shprehur i gatshëm për të thelluar bashkëpunimin midis dy institucioneve. Të njëjtën gjë potencuan edhe ambasadori shqiptar dhe shoqëruesit e tij.
Takimi u zhvillua ne fryme vllazerore e u shkembyen mendime rreth rolit konstruktiv qe shqiptaret ne Maqedoni kane luajtur e luajne si faktor stabiliteti e me orientim pro perendimor. Reis Ulema nga ana e tij falenderoi shtetin shqiptar e posacerisht Presidentin Ilir Meta per nderin e vleresimin e madh qe i beri, duke i akorduar shtetesine shqiptare e paisur ate me pasaporte.