Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të vendos për kërkesën për paraburgim të deputetit, TrajkoVeljanoski.
Në Komisionin për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit, është caktuar seancë ku do të vendoset për marrjen e imunitetit të deputetitVeljanoski.
Kërkesa për paraburgim vjen pasi që Veljanoski është i dyshuar si organizator i ngjarjeve të 27-prillit, në kohën kur ka qenë kryesues i Kuvendit të Maqedonisë.
Prokurorja Villma Ruskovska ka sqaruar se arrestimet e ish kryeparlamentarit – T.V. (TrajkoVeljanoski), ish ministrave – M.J. (Mile Jankieski) dhe S.R. (Spiro Ristovski), ish agjentit – N.B. (Nikolla Boshkovski) dhe ish kryetarit të partisë – N.G. (Nikolla Gruevski), vijnë pas realizimit të procedurës parahetimore.
Për N.G. dhe N.B. do të kërkohet ekstradim, pasi që i pari gjendet në Hungari, kurse i dyti në Greqi. Për M.J. dhe S.R. është kërkuar paraburgim, kurse për T.V. nuk është caktuar asnjë masë, pasi që fillimisht duhet t’i merret mandati prej deputeti. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.