21 Shkurt 2019 / 14:32
Ka përfunduar seanca gjyqësore në të cilën duhej të përmbyllej marrëveshja mes Avokatit të shtetit dhe Sopotasve, për dëmshpërblimin e tyre, për shkak të vuajtjes së dënimit të pafajshëm me disa vite burg.
Sopotasit kanë njoftuar se pas mbarimit të seancës gjyqësore është dhënë afat prej një muaji ku shteti është i obliguar që të paguajë dëmshpërblimet nëpër llogaritë e tyre bankare.
Sipas marrëveshjes, çdonjërit nga Sopotasit do ti takojë dëmshpërblim për çdo ditë të kaluar në burg ose burg shtëpiak në vlerë prej 5500 denarë, që është vlera e gjysmës së çmimit që Sopotasit e kanë kërkuar në fillim.
Loading…