Qilimi me diellin Virgjinia është larguar nga kabineti i drejtorisë publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”. I njëjti është dërguar në depo, thonë për Fokus nga kjo ndërrmarje. Ky vendim është marrë pasi që Greqia ka dërguar notë proteste deri te qeveria me kërkesë për të mos e përdorur këtë simbol.
Ky është vetëm fillimi, agjencia e lajmeve INA merr vesh se me marrëveshjen e re, Maqedonia duhet të bëjë një rishikim të monumenteve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës, nëse ka ndonjë objekt ose monument që i referohet historisë së lashtë helene dhe civilizimit si pjesë e trashëgimisë historike të Greqisë, duhet të ndërrmerren masa të korigjohen.
Me këtë shumë përmendore pritet që të përfundojnë në depo apo në “Vardar”.