SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër G.Gj.(27) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 06.02.2019, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit në rrugën “Milan Zecar” në Shkup, ku kanë gjetur dhe konfiskuar hashash, marihuanë, dy vaga digjitale me përbërës nga marihuana dhe amfetamin.