Reshje të borës me intensitet të mesëm vërehen në Krushevë, Mavrovë, Strugë dhe në grykat malore Gjavatë dhe Pletvar, ndërsa me intensitet më të dobët në Strazhë, Presekë, Dibër dhe Kërçovë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore të shtetit ka mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM paralajmëron që shoferët t’i ngasin makinat me kujdes dhe t’u përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimi i ri i vendosur në rrugë, veçanërisht në rrugët në fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku vërehet paraqitja e mjegullës, ndërsa gjithashtu është rritur edhe mundësia nga paraqitja e rrëshqitjes së tokës.
m vërehen në Krushevë, Mavrovë, Strugë dhe në grykat malore Gjavatë dhe Pletvar, ndërsa me intensitet më të dobët në Strazhë, Presekë, Dibër dhe Kërçovë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.