Rreth orës 17:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë ka ndodhur një sulm me armë afër një institucioni financiar.
Telegrafi mëson se sulmi ka ndodhur në “Iute Credit”, e cila gjendet shumë afër stacionit policor në Pejë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore të cilat kanë izoluar zonën me shirita.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij sulmi, ndërkaq policia e kontaktuar nga Telegrafi kanë thënë se pas grumbullimit të informatave nga vendi i ngjarjes do të informoheni me kohë. /Telegrafi/