Policia e Kosovës e ka marrë një informatë se një veturë gjendet e hapur buzë liqenit, afër fshatit Livoq i Epërm.
Me këtë rast, Policia ka bërë të ditur se ka dalë me urgjencë në vend të ngjarjes dhe janë thirrur edhe njësitet e tjera relevante dhe zhytësit e FSK-së.
“Për shkak të kushteve jo të përshtatshme në errësirë është ndërprerë kërkimi nga zhytësit dhe në vend të ngjarjes ka qëndruar një patrullë e policisë. Sot, nga orët e mëngjesit njësitet relevante janë në kërkim të cilët gjenden edhe tani”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, viktima dyshohet të jetë shqiptar nga Gjilani, rreth 53 vjeç. /Telegrafi/