Ministri i shëndetësisë, dr.Venko Filipce dje në Berlin realizoi një takim bilateral me ministrin federal të shëndetësisë të Republikës së Gjermanisë, Jens Shpan.
Në takim u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit me Ministrinë e shëndetësisë së Gjermanisë dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ministrive në më shumë sfera.
Në takim, ministri Filipce iu falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm me më shumë institucione shëndetësore nga Gjermania dhe njëherit shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi në sferën e shkëmbimit të kuadrit mjekësor dhe edukimeve nga ekspert, të cilët do të vazhdojnë të vijnë në vendin tonë dhe ta trajnojnë kuadrin tonë. Njëkohësisht, ministri theksoi se jemi duke qëndruar të përkushtuar në reformat në shëndetësi, ndërsa Republika e Gjermanisë edhe më andej është partneri ynë strategjik.
Ministri Shpan e përshëndeti takimin dhe progresin e Maqedonisë drejt proceseve euro-integruese. Ai shprehu bindjen se do të vazhdoje bashkëpunimi në sferën e shëndetësisë, me zgjerimin e mundësive për investim, zhvillimin e turizmit mjekësor dhe shkëmbimin e kuadrove.