26 Janar 2019 / 14:30
Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” i apelon Qeverisë që mos të merret me analiza, por të ndërmarra hapa konkret për përmirësimin e infrastrukturës në Kodrën e Diellit. Porosia e tillë u përcoll në protestën e sotme, ku u kërkua që t’i merret menaxhimi ELEM-it për këtë pike turistike.
Mjaft më, sanksiono ata që shkaktuan këtë humbje. Thuaj ELEM-it jo në kodrën e Diellit. Dorëheqja e ELEM është i vetmi shpëtim në Kodrën e Diellit. Qeveria dekaroi se ELEM nuk mund më të veprojë më resortin Kodra e Diellit dhe keq menaxhimi fshiu këtë qendër edhe nga listat botërore turistike dhe kërkojmë që Qeveria ti thotë jo më kësaj vjedhje modern”- tha Hamdi Sulejmani, Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Protestuesit kanë paralajmëruar vazhdimin e protestive dhe bllokimin e rrugës për në Kodrën e Diellit deri në përmbushjen e premtimeve nga Qeveria.
“Si mendojnë ta zhvillojnë ekonominë, kur shkatërrojnë këto objekte siç është kjo qendër që dikur ishte me famë botërore e sot është shndërruar në katrahur e në gjendje shumë të vështirë. U ndanë mjete për parkingjet, për pishinën për borë artificiale ku shkuan ato të holla”.
“Premtimet që janë dhënë të mbahen, asgjë tjetër. Të ndërtohet teleferiku, parkingje të sigurohen, të dorëhiqet ELEM-i, dhe të mbahen premtimet që janë dhënë kohë më parë. Deri sa të fillojë investimi ne nonstop do dalim në protesta.
Protesta e sotme e nismës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” përfundoi para zyrave të ELEM-it në Tetovë, ku organizatorët vendosën mbishkrimin në të cilin kërkohej tërheqja e ELEM-it dhe zhvillimi i Kodrës së Diellit.
Bashkim Sulejmani
Loading…