Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot priti në takim përfaqësuesit e Lëvizjes Antibixhoz. Kryetari Afrim përgëzoi përfaqësuesit e kësaj lëvizje për nismën e tyre dhe i siguroi se Lëvizja BESA do i mbështesë propozimet e Lëvizjes Antibixhoz, si bajraktarë të vetëm të ndryshimit të Ligjit për lojërat e fatit. Gjithashtu u shpreh edhe gatishmëri që tre deputetët e Lëvizjes BESA të vihen në funksion që përmes procedurave parlamentare të mundësohet inkorporomi i kërkesave të kësaj lëvizje në Propozim ligjin për lojërat e fatit. Edhe një herë shfrytëzojmë rastin të bëjmë të ditur qëndrimin tonë kundër fenomenit të bixhozit dhe lojërave të fatit, fenomen ky i cili po e cenon rëndë familjen në këto treva.
Shkup, 19.01.2019
Afrim Gashi, kryetar