18 Janar 2019 / 11:51
Gjatë javës së kaluar ( nga 7 janari deri në 13 janar) janë regjistruar 281 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 43.4 për qind në krahasim me javën para saj kur janë regjistruar 196 raste, thuhet në raportin që në uebfaqen e saj e ka publikuar Instituti për Shëndet Publik (ISHP).
Numri i personave të paraqitur këtë javë është më i ulët për 34.3 për qind në krahasim me javën e dytë nga sezoni i kaluar kur ka pasur 428 të sëmurë. Aktiviteti i virusit të gripit është nën nivel sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu për hyrje në sezonin e gripit.
Loading…