17 Janar 2019 / 15:32
Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit ka paguar ndihmë shtetërore për investitorët e huaj pa dokumentacion të plotë, thuhet në raportin e Revizionit Shtetëror mbi punën e këtij institucioni për vitin 2017. Në periudhën kur është kryer revizioni, agjencia i ka paguar para një kompanie për një kontratë të nënshkruar në vitin 2012, ose 58 milionë denarë të transferua në tri këste. Megjithatë, Agjencia nuk e ka arkivuar dokumentacionin nga kompania që ka përdorë para shtetërore. Përndryshe, kjo kompani është vonuar me pagimin e kontributeve për punëtorët edhe pse në atë pjesë ka lehtësime të mëdha shtetërore.
Situata e theksuar orienton në pranimin e pagesave të ndihmës shtetërore për një kompani që nuk paguan me kohë të gjitha kontributet sociale – njoftojnë nga Enti Shtetërore i Revizionit.
Mospërputhje, përveç në pagesën e ndihmës shtetërore, revizioni ka konstatuar edhe në aktivitete tjera të Agjencisë. Revizorëve nuk u është mundësuar qasje në sistemin që ofron të dhëna për hyrjen e investimeve të huaja. Në mënyrë të kundërligjshme është zgjedhur edhe nënkryetari i Bordit Drejtues. Për angazhimin është paguar edhe pse funksioni nuk ishte parashikuar. Nuk janë respektuar rregulloret për punën e promotorëve ekonomik jashtë vendit nga aspekti i pagesës së pagës dhe kompensimeve për shpenzimet e bëra. Promotorët, edhe pse kanë pasur detyrim, deri tek Agjencia nuk kanë dorëzuar raportet javore çdo të hënë ndërsa kanë marrë avance për shpenzimet edhe pse nuk i kanë justifikuar paratë e mara paraprakisht.
Të paditur janë katër promotorë ekonomik për avancat të pakthyera, respektivisht për avance të pajustifikuara në vlerë prej 1 milion e 214 mijë denarë – thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Gjithashtu lëshime janë vërejtur edhe tek udhëtimet zyrtare në Agjencinë për Investime të Huaja.
Një pjesë e formularëve të udhëtimit për udhëtime zyrtar jashtë vendit nuk përmbajnë raport nga udhëtimet e realizuara zyrtare, nënshkrim nga personi që ka udhëtuar dhe nënshkrim nga të gjithë personat që kryejnë miratim dhe kontroll – njoftojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Edhe pse Agjencia për Investimet e Huaja ka dërguar vërejtje për raportin, asnjë nuk është pranuar. Sipas revizorëve, gjetjet nga raporti i referohen periudhës kur drejtori i këtij Institucioni ishin katër persona Visar Fida, Ivana Nikoliq, Dario Nikolovski dhe Igor Trajanovski.
Bojan Stojanovski
Loading…