16 Janar 2019 / 14:28
Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të jetë i gjithi falas për qytetarët jo maqedonas. Ndonëse, Agjencia për zbatimin e këtij ligji nga taksapaguesit do të ketë një buxhet vjetor prej 1,7 milion eurove, ato para do të shpenzohen nëpër institucionet shtetërore. Kurse, përkthimi i dokumenteve në gjuhën amtare, bie fjala, nga përmbaruesit, avokatët dhe noterët, qytetarëve do tu kushtoj nga 300 denarë vetëm për faqe. Nga Ministria e drejtësisë, thonë se në këto subjekte përveç se në maqedonisht, cilin do dokument të posaçëm në gjuhen amtare, duhet të paguajnë vetë.
Në procedurat para noterëve, avokatëve dhe përmbaruesve, të gjithë qytetarët i mbulojnë vetë shpenzimet e tyre- thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Nga Oda e avokatëve dhe përmbaruesve shprehen konfuz lidhur me zbatimin e akteve nënligjore, të cilat ndërlidhen me fushën e tyre. Kryetari Odës së avokatëve, Lubomir Mihajllovski tha për Alsat se të gjitha këto detaje, duhet të definohen nga Ministria e Drejtësisë. Nga Oda e Noterëve thonë se kjo çështje do të rregullohet me akte nënligjore.
Me siguri me aktet nënligjore do të jetë e definuar me tarifë të veçantë sa do të kushtojë, bie fjala, për çdo shpenzim. Sa për ilustrim në këto procedura zakonisht ka shpenzime rreth asaj që pala përfaqësohet, ku përdoret përkthyesi i autorizuar dhe për përkthimin e dokumenteve që bëhen, ato shpenzime mund të rregullohen me tarifë të veçantë- tha Naxhi Zekiri, Nënkryetar i Odës së Noterëve.
Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në pushtetin qendror, atë lokal dhe të gjitha subjektet me autorizime ligjore, shpenzimet i mbulojnë vetë institucionet. Neni 10 i këtij ligji thotë se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përkthim në formë të shkruar dhe të folur në gjuhën amtare, por nuk janë të obliguar ta bëjnë domosdoshmëritë.
Është paraparë që një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit të gjitha institucionet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. Në të kundërtën, do të pasojnë gjobat përkatëse, të cilat do t’i shqiptoj Inspektorati për përdorimin e gjuhëve.
Adnan Qaili
Loading…