Sipas dokumenteve zyrtare të mbledhura nga komunat përmes Ligjit për qasje të lirë deri te informatat, Komuna e Tetovës është një ndër 19 komunat me borxhin publik me te madh në Vënd! Respektivisht, është e dyta pas Ohrit që i paraprin listes së borxhlinjëve.
Borxhi i Komunës së Tetovës deri në vitin 2017 ka kapur shumën prej 640.6 milion denarë, pa përfshi borxhin e NKP-së, njofton Arif Selami, këshilltar i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Tetovës.
Sipas tij, në periudhën kohore nga 2012-2017 borxhi është dyfishuar dhe ka lëvizur si në vijim:
“2012 – 226.1 milion den –Sadi Bexheti, PDSH
2013 – 329.1 milion den – Sadi Bexheti, PDSH
2014 – 354.1 milion den – Teuta Arifi, BDI
2015 – 399.8 milion den– Teuta Arifi, BDI
2016 – 459.2 milion den – Teuta Arifi, BDI
2017 – 640.4 milion den– Teuta Arifi, BDI
Ai ka ngritur pikepyetjet se ku ka dështuar Komuna e Tetovës, që të akumulojë gjith këtë borxh?!
– ka ndërtuar, rindërtuar dhe ka kryer vepra, të cilat më pas nuk ka mund ti paguajë, kështu që borxhi i akumuluar ka rezultuar qe Komuna te punojë me llogari të bllokuar.
– ka shpenzuar më shumë para se sa qe ka ose ka dështuar ti mbledh, ndërsa ka punësuar dhe ka mbushur administratën komunale, deri ne ate shkallë sa që më shumë se gjysmën e buxhetit të caktuar ka shkuar për pagat.
– ka pasur planifikim të tepërt të buxhetit, pas të cilit është bë ribalancim duke reduktuar shumat e parashikuara për zerra. – ka dështuar të mbledh tatimin në pronë dhe shumë shpesh edhe në shitjen e tokës ndërtimore”, ka theksuar Selami. (INA)