31 Dhjetor 2018 / 14:45
Ministria e Punëve të Brendshme ka shtuar masat e sigurisë nëpër rrugët e qytetit në prag të festimeve të Vitit të Ri. MPB-ja i ka apeluar qytetarëve që të respektojnë ligjet për ruajtjen të rendit dhe qetësisë dhe të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndërsa shoferët të mos vozisin në gjendje të dehur.
MPB apelon deri te qytetarët që maksimalisht të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe mjeteve të tjera që do të prishin rendin dhe qetësin publike. Apelojmë edhe deri tek shoferët në komunikacion të jenë të kujdesshëm dhe në tërësi t’i respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, të posedojnë pajisjet dimërore dhe të mos vozisin në gjendje të dehur”- thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministria e Brendshme ka rikujtuar se përdorimi i paligjshëm i mjeteve piroteknike është i dënueshëm me ligj, ndërsa gjoba për ata që nuk respektojnë rregullat është nga 200 deri në 500 euro. Nga ana tjetër Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se mjekët kujdestarë në Qendrën Klinike do të jenë në gatishmëri për t’iu ofruar ndihmë mjekësore qytetarëve që kanë nevojë.
Ju rekomandojmë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të mos vozisin përderisa kanë konsumuar alkool, për më të rinjtë të mos përdorin mjete piroteknike sepse jemi dëshmitar të shumë lëndimeve që vijnë si rezultat i këtyre aktiviteteve. Tradicionalisht jemi të përgatitur që të ndërmarrim dhe të trajtojmë numër më të madh të qytetarëve, që shumë shpesh ndodhë që të rritet numri i atyre që kërkojnë ndihmë më 1 janar në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës”- pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Në natën e ndërrimit të viteve shërbimet e urgjencës do të punojnë 24 orë. Do të ketë 10 ekipe mjekësore kujdestare në 8 klinika të Shkupit.
Valmira Zendeli