27 Dhjetor 2018 / 13:25
Propozimet për ndryshime në Kodin Penal kaluan në Komisionin për sistem politik.
Ndryshimet kanë të bëjnë me futjen e një akti të ri, pengim të drejtësisë dhe ndryshimet në veprën krim në bazë të urrejtjes. Në ndryshime gjithashtu janë të përfshira edhe nenin 275, paragrafi 3, i cili redukton dënimin prej 5 deri në 4 vjet.
Neni 353 nuk është pjesë e këtyre ndryshimeve, por deputetët nuk veprojnë. Ata pajtohen se duhet të ndryshohet edhe ky nen i Kodit Penal sepse është përdorur për llogari politike, ndërsa është vendosur nga pushteti paraprak.
Sot më herët VMRO-DPMNE-ja e lëshoi seancën e Komisionit për sistem politik. Ata deklaruan se nuk do të marrin pjesë gjatë votimit të pikës për ndryshime në Kodin Penal, por se do të kthehen për pikat tjera.
ALSAT
Loading…