Kryeministri Zoran Zaev thotë se ekzistojnë informacione të cilat tregojnë në dyshimet se lider i opozitës Hristijan Mickoski është i përzier në arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas Zaevit, është indikative ajo që para arratisjes Mickoski është takuar me Vuçiqin dhe Orbanin, ndërsa më pas nuk ka informacione për çka është biseduar në ato takime.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Otvoreno” në TV 24, kryeministri ka thënë se Gruevski 10 vite ka qenë kryeministër dhe ka pasur njerëz të cilat kanë mundur ta ndihmojnë që ta braktis Maqedoninë, transmeton MEDIAL.
“Por kjo është ndihmuar nga jashtë. Hapur e shtroj çështjen. Mickoski para kësaj ka bërë vizitë me Vuçiqin dhe Orbanin, ka biseduar, nuk ka treguar se për çka ka biseduar. Serbia ka dhënë listë me letërnjoftim që të hyjë në BE, dua ta di se kush e ka dakorduar këtë, a është dakorduar kjo në atë takim ose jo, e pyes publikisht pasi nuk kam mundësi këtë ta hetoj, nuk kemi shërbime ne në Serbi”, ka deklaruar Zaev.