Pas bllokadës disa javore të Ligji për mediat në Komisionin amë, VMRO-DPMNE ka tërhequr amandamentet duke i hapur kështu rrugë ligjit që të kalojë filtrat parlamentarë me procedurë të shkurtuar dhe të dalë para deutetëve për votim nga mesi i kësaj jave. Analisti Sefer Tahiri, pohon për TVM 2 se ligji synon vendosjen e rregullave dhe standarteve të reja në përzgjedhjen e anëtarëve të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit programor të RTVM-së duke depolizituar këto dy institucione e sidomos organin rregullator të mediave elektronike në Maqedoni.
“Me vet faktin që do të mundësohet që Agjensia e Mediave dhe Shërbimi Radio difuziv publik, të marrin statusin e organeve të pavarura nga Qeveria, nga Parlamenti apo nga Institucionet e tjera, kjo është një hap i mirë që do të jetë edhe një sinjal shumë i fuqishëm edhe për mediat komerciale që mos të sillen dhe mos të jenë vetëm artikulues dhe promovues e interesave të ndryshme politike, ekonomike apo komerciale, apo interesave të ndryshme të pronarëve të këtyre televizioneve… Ligji poashtu do të mundësoj që të kemi ne një shërbim Radio Difuziv publik, i cili do të jetë gjithashtu i pavarur në kuptimin e garantimit të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të RTVM-së, të cilët do të jenë përfaqësues apo do të prezantojnë interesat e grupeve të ndryshme”, tha analisti Sefer Tahiri.
Me ndryshimet e lgjit për mediat parashikohet që anëtarët e Këshillit Programor të RTVM-së dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike të zgjidhen në mënyrë transparente, nëpërmjet konkursit publik, me kritere të përcaktuara me ligj. Pikërisht ndryshimi I anëtarëve të këtyre këshillave, mbante peng ligjin për media, për të cilin VMRO dorëzoi mbi 70 amendamente.