33 të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit deri të martën do të mund të parashtrojnë kërkesa për amnisti në Gjykatën Penale. Pas përfundimit të afatit të parashtrimit të kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë gjithashtu një afat prej pesë ditësh për t’u përgjigjur se kush do të falet dhe kush jo.
Profesoresha universitare, Besa Kadriu në një deklaratë për Tv Klan, vlerëson se kjo situatë tregon se në Maqedoni sërish nuk po krijohet funksionimi i shtetit ligjor.
“Në Maqedoni edhe më tej sistemi i drejtësisë ndodhet nën kthetrat e një politike e cila për këtë rast është shumë destruktive, jo vetëm nga faktori politik i subjekteve maqedonase, por në këtë rast pjesë e pushtetit edhe bllokut shqiptar, për shkak se nuk arrijnë që të bindin me çdo kusht faktorin politik maqedonas që në këtë rast duhet të jetë ndryshe nga ajo konturë politike e cila ka qenë pjesë e përvojës së të kaluarës”, ka deklaruar Besa Kadriu, profesoreshë universitare.