Ramadan RAMADANI
Pasi vërejta se disa herë edhe nga ana e votuesve dhe opinionbërësve që në parim janë neutral dhe të atyre që me definicion duhet të jenë neutral: mediave, u përdor sintagma “partitë e vogla” për karakterizimin e iniciativave politike, të reja dhe të vjetra, opozitare shqiptare në vend më duket se nevojitet një sqarim se pse kjo gjë është gabim:
1. Vogëlsia është atribut që shënon matje dhe si i tillë nuk shkon për ata që janë ende të pa matur si Uniteti, Besa dhe LR-PDSH në votime dhe as për RDK që nuk i ka pranu rezultatet zgjedhore të fundit si legale dhe legjitime.
2. Nëse me këtë atribut mendohet në diçka tjetër pos votave, si shtrirje ose konstituim i partisë atëherë shumica e ketyre organizimeve politike tani kanë shtrirje të gjerë dhe konstituim solid aq sa sipas asnjë premise nuk mund të cilësohen si të vogla.
3. Ky cilësim u vendos nga BDI dhe përçohet kryesisht me paramendim nga qarqet e afërta me to, por kjo është një gabim dhe cenim i neutralitetit për opinionistët dhe mediat qoftë edhe atëherë kur bëhet pa paramendim.
4. Shumë më duket se qarqet që tani e bëjnë këtë gjë me paramendim do zgjohen të habitur pas zgjedhjeve se çka ju ka ndodhë mu prej të “vogëlve” dhe për të mbetë i kulturuar nuk do themi se do ju ndodhe si në barcoletën e famshme për “i vogël i vogël, por teknicien i shkathtë”, por do ua përcjellim një verset nga poeti shqiptar Rudian Zekthi ku thotë:
je aq e vogël sa një zot e di
si të shoh edhe në ëndërr…
5. Sintagma “parti të vogla” është shitje dushk për gogla e BDI-së dhe nuk duhet përdorë nga tjerë që edhe në ëndërr edhe në zhgëndër mund t’ju dalë tjetër.