Qyteti i Shkupit përmes kumtesës ka informuar se Thirrja publike për subvencion të pastrimit të oxhaqeve vazhdon deri në fund të vitit pra deri më 31 dhjetor të 2018.
“Pastrimi i oxhaqeve duhet të bëhet nga persona përgjegjës të punësuar dhe regjistruar si oxhakfshirës, pas publikimit të thirrjes publike në Shkup janë pastruar deri më 492 oxhaqe që është një rritje në krahasim me vitin e kaluar ku ishin pastruar 274 oxhaqe. Bëjmë thirje të gjithë personat fizik dhe juridik të lajmërohen në thirjen për ndarje të subvencioneve për pastrim të oxhaqeve”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga qyteti i Shkupit.