21 Dhjetor 2018 / 22:15
Gjatë intervistes në emisionin 360 gradë në Alsat, prokurorja Villma Ruskoska duke e komentuar Ligjin për amnisti theksoi paqartësitë e këtij Ligji, sipas saj Ligji nuk është preciz gjegjësisht nuk dihet se çfarë nënkupton termi “forcë fizike”.
Për shembull, në pjesën ku shkruan persona me identitet të fshehur të cilët kanë përdorur forcë fizike. E tani duhet, prandaj edhe thashë, do të referohet për secilin individualisht që do të parashtrojë kërkesë për amnisti do t’i referohet para prokurorit publik dhe kolegëve nga Prokuroria Publike dhe të marrim qëndrim se çfarë nënkupton ajo forcë fizike. A është p.sh. shtyrje e thjeshtë e nëpunësit policor, mund të konsiderohet forcë fizike, për shkak se për tjerët, persona që kanë përdorur dhunë. Dhe tani një gjë është kuptimi i dhunës e tjetër gjë është kuptimi i përdorimit të forcës fizike dhe për këto arsye thashë edhe se ligji është pak jopreciz në këtë pjesë “- theksoi Villma Ruskoska, prokurore.
Loading…