Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Zejd Rexhepi, dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, u takuan me Këshilltarin e Përgjithshëm të Presidencës, njëherazi Zëdhënës i Presidentit të Turqisë, Prof. Dr. Ibrahim Kallën. Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Kulturës së Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Haluk Dursun, dhe ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, znj. Tülin Erkal Kara.
Në këtë takim u fol për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe rolin e rëndësishëm që e luan Lëvizja BESA në këtë proces, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të Maqedonisë dhe Turqisë në kuadër të aleancës veri-atlantike.
Prof. Kallëni u interesua edhe për angazhimin e Lëvizjes BESA në proceset politike në Maqedoni dhe shprehu inkurajim që Besa të vazhdojë të jetë konstruktive në këtë proces.
Me këtë rast kryetari Gashi e falënderoi z. Kallën për bashkëpunimin dhe inkurajimin e shprehur dhe shfaqi gatishmëri që BESA, me Ministrinë e Kulturës dhe ministrin Asaf Ademi, të punojë edhe në mbrojtjen e kulturës turke në Maqedoni.
![](https://almakos.com/wp-content/uploads/2018/12/09DA5AF0-3D6A-4C10-A0E6-5A83FB0BA5EF.jpeg)