Vdekja e papritur e kryetarit të komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski ngre procedurë që do të duhet të zbatohet për funksionimin e rregullt të pushtetit lokal. Në pajtim me dispozitat ligjore, në rast vdekjeje të kryetarit aktual të komunës, Këshilli i komunës formalisht duhet që të konstatojë përfundimin e mandatit, ndërsa një anëtar i Këshillit i cili do ta zëvendësojë në një afat prej 15 ditësh nga dita e arsyes të përfundimit të mandatit është i angazhuar që për këtë ta njoftojë Ministrinë dikasteriale të Pushtetit Lokal.
Ministria për 15 ditë nga dita e marrjes së njoftimit i raporton Qeverisë e cila për një muaj nga dita e marrjes së njoftimit konstaton se ka përfunduar mandati dhe njëkohësisht fillon procedurë për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune, në pajtim me ligjin.
Këshilli, për 30 ditë nga publikimi i vendimit të Qeverisë, do të zgjedhë një prej anëtarëve të Këshillit i cili do ta kryejë detyrën e kryetarit të komunës për periudhën deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës. në mënyrë në të cilën zgjidhet kryetari i Këshillit. Anëtarit të Këshillit i pezullohet funksioni këshilltar gjatë kryerjes së funksionit kryetar komune.
Problematike në situatën konkrete është që të gjitha këto procedura duhet që të zbatohen para mbarimit të vitit kalendarik, kur zakonisht votohet buxheti i Komunës së Ohrit për vitin 2019, kështu që duhet reagim i shpejtë i institucioneve.
Këtu vihen në pikëpyetje edhe komuna të tjera dhe akte të tjera dhe dokumente që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga nënshkrimi i kryetarit të komunës, ndërsa janë të domosdoshme për funksionimin vijues të Vetëadministrimit lokal dhe të institucioneve.