Në Tetovë ka nisur protesta e studentëve për kushte më të mira. Ata janë mbledhur dhe po kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe universitetet e shqiptarëve në Maqedoni, plotësimin e kërkesave.
Më poshtë janë kërkesat e studentëve!
Subvencionimi ose largimi i pagesës së praktikës dy mujore nga Universiteti (50 euro).
* Zvoglimi i tarifës për studentët e huaj (50%).
* Largimi i pagesës prej 100€ për çregjistrim nga universiteti.
2. Të financohet ekskurzioni profesional ose largimi i saj si lëndë obligative.
3. Ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar.
4. Furnizimi dhe renovimi i sallave, laboratorëve dhe mjeteve tjera të domosdoshme për studentët.
5. Publikimi i statutit të universitetit dhe raport-vlerësimi i evaluimit të studentëve që bëjnë për profesorët të jetë në faqen e universiteteve.
6. Statuti i Parlamentit Studentor të jetë në faqen e universitetit dhe parlamenti studentor të jetë i pavarur nga rektori dhe partia politike.
7. Largimin e profesorëve të denoncuar për kryerje të ndonjë vepre penale brenda institucioneve arsimore.
8. Rishikimi i titujve akademik dhe verifikimi i plagjiaturave. A është respektuar ligji, koha për kalim prej një titull në tjetër dhe punimet shkencore.
9.Ndalimi i diskriminimit të femrave dhe kushtëzimi i tyre me akte të turpshme në këmbim note.
10. Kërkojmë nga Revizioni shtetëror, agjencioni për antikorupsion, inspektoriati i arsimit dhe policia financiare që të hetojnë çdo shpenzim të buxhetit të universitetit që plotësohet nga studentët dhe taksapaguesit.
11. Kuadri universitar të marrë mbi vete ndryshimin e planprogrameve mësimore, diskriminuese, në të gjitha nivelet e arsimit shqip.
12. Tu ndërpritet ndikimi i emërimit të mësimdhënësve nga partitë politike.
13. Kërkojmë urgjentisht të çlirohen Universitetet nga nepotizmi i skajshëm, në vend të familjarëve të punësohen profesorë të kualifikuar që do punojnë për interesin e studentëve e jo për qëllime personalo-familjare.