Sistemi i reformuar pensional në Maqedoni po shënon dekadën e dytë. Qëllimet kryesore të kësaj reforme janë që të zvogëlohet pesha mbi buxhetin e shtetit për mbulimin e pensioneve nga shtylla e parë dhe mundësimi i pensionit stabil dhe të sigurt.
Nga shoqëritë pensionale theksojnë se për çdo të siguruar ka rëndësi shumë të madhe që të jetë i informuar në lidhje me kursimin e tij pensional, si dhe të edukohet për punën e shoqërisë së tij pensionale. “Ndryshimet në sistemin pensional janë evidente. Me vendosjen e sistemit të ri, i cili është kombinim i financimit të vazhdueshëm dhe atij kapital, u ndërtua sistem me benefite për individin dhe efekte plotësuese për gjithë ekonominë. Individi është më i sigurt, pasi financimi i pensioneve do të bëhet nga më shumë burime, rreziku diverzifikohet, kurse transparenca jonë mbetet një nga principet kryesore të punës dhe komunikimit me anëtarët. Megjithatë, edhe pse bëhet fjalë për kursimet e tyre personale, informimi dhe interesimi i anëtarëve për sigurimin pensional dhe për gjendjen e llogarive të tyre pensionale është i vogël,”, theksojnë nga shoqëritë pensionale.
Një nga përfitimet kryesore të shtyllës së dytë të obligueshme pensionale janë investimet që i ndërmarrin shoqëritë private pensionale, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Sava Shoqëria pensionale SHA Shkup, të cilat kanë për qëllim realizimin e rendimenteve, të cilat më tutje ndahen në mënyrë të barabartë në llogaritë individuale të të çdo siguruari.
Shoqëritë private pensionale, nën mbikëqyrjen e Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), i investojnë mjetet nga shtylla e dytë në instrumente të ndryshme financiare, si dhe në aksione në kompani profitabile të vendit dhe botërore, mes të cilave dhe kompani të njohura si Apple, Microsoft, BMW, Siemens, Airbus, Alkaloid, Birëria e Prilepit etj.
Si rezultat i vendimeve të mira investuese të shoqërive pensionale, mjetet e fondeve të obligueshme, nga fillimi me punë deri në 30.9.2018, kanë rritje mesatare vjetore të vlerës së njësisë kontabiluese prej 5,64%*.
Për më shumë informata në lidhje me punën e shoqërive pensionale, ndiqeni videon e bashkangjitur dhe vizitoni ueb-faqen www.penzija.mk
*Burimi: Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional: www.mapas.mk
Mbikëqyrës i financimit kapital të sigurimit pensional është Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) (02) 3224 229, www.mapas.mk