Sasho Mijalkov ende nuk ka ardhë në gjykatë në seancat për lëndën “Titanik” për shkak të procedurave të nevojshme që të dërgohet nga burgu “Shkup” pas caktimit të masës paraburgim prej 30 ditëve për lëndën “Perandoria”.
Gjykatësit Ognen Stavrev i kanë premtuar se do të dërgohet në gjykatë. Pritet të sillet Mijallkov në ora 11.
“Titanik 2” ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Krahas Mijakovit, të akuzuar janë edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.