30 Nëntor 2018 / 22:30
Ndryshimet apo reformat në administratën publike janë tema e edicionit të sotëm të emisionit 360 gradë. Gjatë debatit mbi reformat e nevojshme profesori universitar Dragan Gocevski theksoi se është me rëndësi që rritja e pagave në administratë të bëhet komfor rritjes së çmimeve dhe shpenzimeve për jetesë, Gocevski gjithashtu theksoi nevojën që administrata në vend të ketë menaxhment cilësor me parakusht që të mundemi të matim nga jashtë nëse menaxhmenti merr masat e duhura ndaj punëtorëve në administratë.
Prandaj do propozoj në të ardhmen në ndonjë nga hapat e ardhshëm të këtij pushteti apo kushdo qoftë, të vendoset ndonjë tregues matës për vëllimin e punës. Sa punë ka institucioni, sa punë ka për kokë punëtori që të mund të matni, mesatarisht 30 lëndë t’i punojë një i punësuar dhe kjo është normale. Nëse ai punëtor ka 50 lëndë, do thoni se keni mangësi në punëtorë. Nëse punojnë shumë pak, mund të thoni kemi tepricë punëtorësh sepse nuk kemi numër të mjaftueshëm të lëndëve që t’ua ndajmë”- tha Dragan Gocevski, profesor universitar.
Alsat
Loading…