Më 5 dhjetor vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale publike me prezantim të SMS komunikimit mes të pandehurve.
Në seancën e sotme në disa raste gjykatësi Shabani e pyeti të pandehurin Munir Pepiq nëse është mirë dhe i lejoi të dalë për një kohë të shkurtër. Pepiq, pas një pauze të shkurtër, tha se është mirë dhe se mund të vazhdojë me gjykim. Mrgjithatë, gjykatësi pas një kohe të shkurtër e ndërpreu gjykimin.
Gjykimi filloi me prezantim të SMS mesazheve nga komunikimi që është zhvilluar mes ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, si dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Jankulloskës. Bashkëbiseduesit kanë brifuar për situatën me votues të paraqitur nga diaspora, për të cilën kanë konsideruar se është në nivelin më të ulët dhe se kanë pritur shumë më tepër. Para zgjedhjeve në vitin 2011 të pandehurit kanë kontraktuar edhe punësim në institucione shtetërore, mes të cilave në SMS mesazhet u pa se janë punësuar njerëz të partisë edhe në Spitalin e Kardiologjisë në Ohër për çka ka qenë i njohur edhe ish-kryeministri Gruevski. Ai i ridërgon mesazh Jankulloskës nga një anëtare e partisë së tyre, e cila i ankohet kryeministrit të atëhershëm se ka kaluar nëpër qarqe partiake në Komitetin komunal, por nuk e kanë punësuar në MPB për çka konsideron se nuk është korrekte.