Një numër i madh i ushtarëve profesionistë kanë braktisur Armatën e Maqedonisë (ARM). Një nga ushtarët e larguar thotë për INA se një numër i madh i ushtarëve profesionistë janë larguar nga fillimi i këtij viti. “Unë jam larguar pasi që mora vizën e punës nga ambasada gjermane dhe atje kam gjetur punë. Nuk ka kushte me një rrogë ushtari për të mbijetuar. Sa vite pune nuk kemi as kulm mbi kokë, as kushte jetese, andaj u detyruam”, theksoi për INA, një nga ushtarët e larguar. Ai thotë se rroga shkon rreth 350 euro, dhe se së fundi ka pasur rritje por që nuk ka qenë aq e lartë. “Sa mund të bësh dicka me një rrogë të këtillë, kur ke detyrime ndaj familjes, pagesat ndaj shërbimeve të nevojshme dhe kreditë. Ku ti cosh ato para”, thekson protagonisti i këtij rrëfimi.
Largimi i ushtarëve profesionistë ka bërë që ARM të plotësojë numrin e atyre që u larguan. Kjo u paralajmërua edhe nga ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cil tha se sivjet 375 ushtarë profesionit shtesë të pranohen në përbërjen e Armatës, sepse Armatës i duhet ripërtëritje. Ajo pranoi numrin e vogël të ushtarëve profesionistë shqiptarë, edhe në konkurset e fundit që kanë konkurruar. “Për fat të keq keni të drejtë, në dy testimet numri i pjesëtarëve të pranuar janë shqiptarë megjithatë një pjesë edhe të komuniteteve të tjera ishte i ulët, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Rexhail Ismanili i BDI-së pasdite e djeshme në seancën kuvendore.(INA)
Data 15.09.2025
Aktuale
- Qyteti i ri i zbuluar në shkretëtirë që po rishkruan historinë e Amerikave
- Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit
- Bajram Rexhepi: Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet
- Behar Emini nga VLEN do të kandidojë për kryetar të Butelit
- KSHZ: Përfundoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për këshill komunal
- Pësoi infarkt në Voskopojë dhe u transportua me urgjencë në Tiranë, Spitali Amerikan: Ambasadori i Ukrainës iu nënshtrua ndërhyrjes kardiologjike! Operacioni shkoi me sukses
- Fidan merr pjesë në takimin e diplomatëve të lartë arabo-islamikë në Katar
- VLEN: Deponitë janë trashëgimi nga koha e BDI-së