29 Nëntor 2018 / 14:46
Makina e bashkëshortes së ish shefit të DSK-së, Mile Zeçeviq, mbrëmë është shkrumbuar nga zjarri. Tojota Korolla ishte e parkuar në rrugën Gjeneral Mihajllo Apostollski, në lagjen Karposh 1, para shtëpisë ku jetoj Zeçeviq me familjen. Policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Mile Zeçeviq për momentin është anëtarë i Këshillit Qendrorë të LSDM-së. Në vitin 2006 ishte drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, derisa më herët ka qenë edhe shef i kabinetit të Vllado Buçkovskit, asokohe ministër i mbrojtjes.
Loading…