Investimet nga Fejsbuku dhe Gugëll është e mundur të realizohen në Maqedoni. Kjo është mundësi e sigurt dhe sapo të kemi të dhëna do të dalim para Parlamentit për ndryshimin e tatimit të fitimit për kompanitë e teknologjisë informatike, për ta zvogëluar prej 10 në tre për qind, pasi kjo është pjesë e paketës së ofertës në bisedimet me kompanitë e tilla, tha kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve.
“Nëse Maqedonia i përmbyll proceset politike dhe kjo vërtetohet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe bëhet i sigurt anëtarësimi në NATO, i cili është i rëndësishëm që kompanitë e tilla ta realizojnë investimin e tyre të gjithë së bashku do t’i ndihmojmë bordit të drejtorëve të sjellë vendim pozitiv për investimin në Maqedoni”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
Milloshoski replikoi se kur janë paralajmëruar këto dy investime nuk janë kushtëzuar me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Paralajmërimi se Qeveria është në fazë progresive në negociatat me FB dhe Gugëllin në shtator 2017 do të thotë se të gjitha premtimet për investime të huaja kanë qenë të rreme”, tha Milloshoski.
Lidhur me garancinë e të rinjve Zaev shprehu kënaqësi prej realizimit të kësaj mase, e cila tha është plotësuar me masat e Agjencisë për Punësim, por edhe me investimet e huaja të cilat ndodhin në Maqedoni.
“Absolutisht nuk është e saktë se nuk ka investime të huaja, pasi janë 327 milionë euro investime të huaja në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti dhe këtu zbatohet një pjesë e garancisë për të rinj, pasi veçanërisht kompanitë gjermane drejtpërdrejt dhe me nxënës të caktuar të shkollave të mesme kanë hyrë në përgatitjen e tyre praktike pas arsimit të tyre të mesëm më lehtë të gjejnë punë, por kanë hyrë edhe në marrëdhënie partnere me Qeverinë për përgatitjen e të rinjve me arsim të lartë të cilët gjithashtu do të gjejnë punë”, tha Zaev.
Si shembull të shkëlqyer e potencoi bashkëpunimin me kompanitë informatike, si prej drejtimeve elektrike ashtu edhe makinerike ku pagat janë dinjitoze me mesatare prej 65.000 denarësh.
“Mundësia për suksese më të mëdha të paketës së masave të cilat i kemi do të japin suksese akoma më të mëdha. Kjo funksionon në Maqedoni mijëra njerëz tashmë punojnë, mijëra njerëz e shfrytëzojnë këtë mekanizëm për të magjistruar dhe doktoruar, ndërsa trajnimet do të ndihmojnë që një numër maksimal i njerëzve të gjejnë punë pas përfundimit të arsimit të lartë”, tha Zaev.
Milloshoski i replikoi se numrat e MPPS tregojnë për 123 persona në Strumicë, Gostivar dhe Shkup me marrëdhënie pune me garancinë e të rinjve e cila parashikon katër muaj pas diplomimit garanci për arsimim shtesë dhe punësim, ndërsa për 640 persona është bërë plan individual për punë.
“Jeni duke folur për dy muajt nga fillimi i garancisë së të rinjve në tre pilot komunat e para, por se deri më tani janë punësuar 1.400 të rinj. Maqedonia është e vetmja në rajon e cila e zbaton dhe ku jep rezultat përfundimtar për punësimin e të rinjve pas diplomimit, por edhe për masat e tjera aktive për punësim. Vitin e ardhshëm do të zbatohet në tre rajone, ndërsa nga viti 2020 në mbarë shtetin”, tha Zaev.
Për kthimin e 15 për qind të TVSH-së, Zaev tha se për shkak të harmonizimeve ligjore do të fillojë nga korriku 2019.
“Kartelat janë limituar deri në 30.000 që të bëhet sistemim korrekt, pasi më të pasurit shpenzojnë më shumë dhe edhe kthimi i tatimit do të ishte më i madh. Sistemi është tërësisht i përgatitur që të vihet në funksion. Qëllimi ynë është nga 1 korriku të fillojë sistemi me çka gjashtë muajt e parë do të jenë eksperimentale që të mund të kontrollohen rezultatet dhe nëse gjithçka është në rregull të fillojmë”, tha Zaev.
Zyrtarisht pritet se evazioni tatimor i cili sipas disa të dhënave të caktuara lëviz me vëllimin e uljes së tij, por, megjithatë, është rreth 30 për qind. Duke e pasur parasysh se derdhja e TVSH-së është rreth një miliardë euro vetëm me gjysmën e suksesit të këtij sistemi në 15 për qind të kthimit të TVSh-së do të grumbulloheshin rreth 150 milionë euro, prej të cilave rreth 90 milionë euro do t’u ktheheshin qytetarëve ndërsa 60 milionë në buxhet.
Milloshoski nënvizoi se premtimet e kryeministrit janë eksperimentale dhe se nuk janë futur në analizë, pasi, tha, dy vjet e gjysmë pas paralajmërimit të këtij projekti, nuk ka kapacitet t’i realizojnë premtimet e tyre.