Kryetari i Komunës së Kavadarit, deklaro se nuk do të marr pjesë në protestën e VMRO-DPMNE-së para Qeverisë së Maqedonisë.
“Në protestë nuk do të arrij, Deri në ora 18:30 kam obligime që duhet t’i përfundoj, sepse qytetarët më zgjodhën për këtë, të punoj dhe të realizoj projektet e premtuara në interesin e tyre”, deklaroi për Mitko Jançev, i pyetur se si do të përgjigjej në ftesën e Komitetit Komunal.
Ai shtoi se shoqëria duhet të de-partizohet dhe të vijojë pajtimi. Beson se ftesa e Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së nuk është shkruar nga atje, por nga kryesia qendrore.