Republika e Maqedonisë është vendi më i ndotur në Evropë, ndërsa qytetarët me jetët e tyre e paguajnë jo aftësinë dhe jo interesimin e LSDM-së që të ballafaqohet me ndotjen e ajrit, theksojnë nga VMRO-ja.
“Euronjuz publikoi se sipas të dhënave të Agjencisë evropiane të mjedisit jetësor (EEA), Maqedonia zyrtarisht është vendi më i ndotur në Evropë me ndotje prej më shumë se dhjetë herë më shumë nga nivelet e rekomanduara.
LSDM-ja premtoi masa urgjente për ajër më të pastër, por tashmë dy vjet nuk kanë ndërmarrë asgjë për përmirësimin e situatës.
Qeveria e cila premtoi se menjëherë do të sjellë ajër të pastër tani në buxhetin më të madh në historinë e vendit ka ndarë mjete minimale për ballafaqimin me ajrin e ndotur. Më shumë para janë ndarë për luksin e përfaqësuesve qeveritar se sa në luftën për ballafaqim me ajrin e ndotur.
Të gjithë që duan ta ngrenë zërin e tyre kundër paaftësisë të LSDM-së të ballafaqohet me ajrin e ndotur, të gjithë që duan të ngrenë zënin kundër shitjes së interesave shtetërore dhe kombëtare… kundër vjedhjeve masive dhe krimit, janë të mirëseardhur të na bashkohen”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.