Pas vështirësive për ta bërë shqiponjën nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, edhe një deputet i kësaj partie ka pasur të njëjtën sfidë që nuk ka arritur ta kalojë.
Në manifestimin e që është mbajtur në Shkup, kushtuar 110-vjetorit të Ditës ë Alfabetit, deputeti i BDI-së, Rexhep Ismaili nuk e ka kaluar mirë aspak momentin bërjes së shqiponjës me duart.
Ai është ngatërruar plotësisht duar teksa ka tentuar një veprim të tillë.
Kujtojmë që edhe Ahmeti kishte pasur të njëjtin problem në këtë ceremoni. Valltari që kishte qenë afër Ahmetit nuk e ka përmbajtur vetën nga të qeshurat.
Me sa duket, në fytyrën e tij vërehet edhe habia se si një patriot si Ali Ahmeti nuk mund ta bëjë shqiponjën.