Ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski i ka ikur drejtësisë së Maqedonisë dhe është strehuar në Hungari, shkruan Almakos.
Në medie po spekulohet se Gruevski mund që të ketë lëshuar Hungarinë dhe të jetë nisur në drejtim të Federatës Ruse. Por e vërteta është se vet ish kryeministri Gruevski u lajmërua prej Hungarisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka shpallur nën kërkim, ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Këtë shpallje lehtësisht mund që ta gjeje secili njeri edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Përndryshe, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë kohës së sundimit të tij dridhte BDI-në dhe karshi asaj realizonte me mijëra projekte anti-shqiptare./Almakos/