Ekspertja e daktiloskopisë Mimoza Peshovska, po shpjegon se si i ka marrë gjurmët e gishtërinjve në makinën Pezho 306 që ka qenë makina e Alil Demirit, i akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, raporton Shenja. Ekspertja shpjegon se ka marrë disa mostra nga makina për analizë dhe ka dalë me rezultate të sakta.
Sipas saj, gishtërinjtë lënë shenja unike dhe nuk ka shanse të ngatërrohen pasi çdo njeri i ka specifike. Shpjegoi se në botë janë gjetur vetëm dy persona me gjurmë të njëjta gishtërinjsh.
Ngjashmëri, siç tha, ka mundësi të këtë, por përputhje të plotë jo. Në seancën e kaluar dëshmuan ekspertët e balistikës dhe të ADN së që shpjeguan se si i kanë gjetur gjurmët e të akuzuarve në makinën Opel Omega që dyshohet të jetë makina e arratisjes së të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç dhe se si balta e Liqenit të Smillkovës ishte gjetur në gomat e makinës.