Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, me ftesë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Francës merr pjesë në përvjetorin e Armëpushimit të vitit 1918 dhe përkujtimin e viktimave, të lënduarve, të zhdukurve dhe personave të zhvendosur nga të gjithë popujt në të gjithë luftërat. Ceremonia me rastin e përvjetorit të Armëpushimit të vitit 1918 mbahet sot në Manastir dhe në të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga elita politike dhe përfaqësues diplomatik në vend.