Tenderi i cili është shpallur nga ana e Ministrisë së shëndetësisë është i hapur me 03.11.2018 dhe mbledhja e ofertave vlen deri me 14.11.2018. Ky furnizim ka të bëje me mbledhjen e ofertave për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe analizës së mundësive dhe kapaciteteve të shërbimit “Ndihma e shpejtë” dhe “Ndihma shtëpiake”.
Studimi i fizibilitetit duhet të tregoje nëse është i mundur ky model i partneritetit publik-privat, i cili funksionon edhe në shtetet tjera, që të funksionoje edhe tek ne. Informacioni që e transmetuan disa prej medieve se është shpallur tender për partneritet publik-privat nuk është i saktë, por thjeshtë bëhet fjalë për shqyrtimin e mundësisë për të.
Ministria e shëndetësisë pas rezultateve nga analiza do të organizoje debat publik, ku do të prezantohen rezultatet dhe bashkërisht me opinionin profesional do ta sjell vendimin më të mirë për këtë çështje.
Shëndeti publik në vitet e kaluara tregoi rezultate të dobëta në menaxhimin e ndihmës mjekësore urgjente. Për këtë arsye, tani jemi duke kërkuar mënyra se si ta përmirësojmë gjendjen dhe të ofrojmë kushte më të mira për qytetarët.