Partneriteti i institucioneve shtetërore me kompanitë private është një nga mënyrat alternative për ta bërë atë që mundemi më të rëndësishme ta rindërtojmë dhe përforcojmë sistemin tonë shëndetësor. Për atë i shqyrtojmë opsionet për partneritet privat dhe publik. Qëllimi është të bashkohen kapacitetet, ekspertiza edhe nga sektori privat dhe publik. Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në info-ditën për shfrytëzimin e granteve nga fondet direkte të Komisionit Evropian për temat nga sektoret e shëndetësisë dhe mjedisit jetësor.
Potencoi se kanë modele të cilat mund t’i implementojnë dhe të bëjnë një sistem të përbashkët në të cilin pacientët do të kenë cilësi më të lartë në mbrojtjen shëndetësore, shumë lehtë do të startojnë me atë dhe ajo do të jetë në llogari madje edhe me zbritje të çmimit të disa shërbimeve të cilat paguhen përmes FSSHM-së. Sipas Filipçes, sistemi elektronik në shëndetësi përparon shumë, ndërsa gjithashtu edhe teknologjia 3D.
“Kemi pasur rast në të cilin është bërë 3D model i zemrës para intervenimit operativ në ndonjë mënyrë e shpëtoi pacientin për shkak të asaj që zbuloi diçka që në incizimin konvencional nuk mund të shihej dhe ajo dukshëm e ndërroi konceptin e intervenimit kirurgjik. Imunoterapia bëhet trend në botë, ajo është diçka që tashmë e aplikojmë edhe te ne në kushte kur kemi buxhete të kufizuara, megjithatë, i identifikojmë grupet kritike të pacientëve. Atje ku e dimë se do të ketë efekt shumë të madh, mundohemi buxhetet për imunoterapi t’i rrisim çdo vit. Telemjekësia është një përfitim i madh, do të thotë se përmirësohet cilësia e shërbimit shëndetësor veçanërisht te pacientët të cilët kanë nevojë urgjente nga shërbimi mjekësor”, tha Filipçe.
Theksoi se Fondacioni i madh amerikan do të dhurojë sistem të telemjekësisë dhe për një kohë të shkurtër ai do të implementohet në Qendrën Urgjente Kirurgjikale i cili do të jetë vendi qendror ku do të kenë kontroll ekspertët e specializimeve adekuate dhe për fillim do të komunikojnë me spitalet rajonale në Shtip, Strumicë, Prilep, Manastir, Ohër dhe Tetovë.
“Do ta bëjmë listën e shërbimeve, pastaj do të dihet saktë se cili pacient në cilën rrugë do të shkojë në cilin spital me qëllim që të shkurtohet koha për të cilën merret shërbimi shëndetësor…”,theksoi Filipçe.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se nuk mungon ekspertizë, por infrastrukturë. Këto janë disa modele të cilat duam t’i shqyrtojmë derisa të përfundojë ndërtimi i Qendrës së re klinike, ku do të jepet shërbim shëndetësor i integruar”, shtoi Filipçe.
Ambasadori izraelit Dan Orijan tha se kompanitë izraelite vijnë në Maqedoni dhe i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim në shëndetësi.
“Izraeli ka shumë çka të ofrojë dhe ka interesim për bashkëpunim. Buxheti më i madh i ministrisë sonë është kahëzuar drejt Agjencisë izraelite për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Mashav), por kjo është vetëm një pjesë e përpjekjeve”. tha Orijan.
Ai vuri në dukje trajnimin e personelit të klinikave në Qendrën klinike “Nëna Terezë” nga ana e trajnuesive izraelit në suaza të projektit “klounet mjekësor”. Bëhet fjalë për persona të trajnuar special të quajtur “klounët mjekësor”, të cilët posedojnë aftësi të veçanta dhe do ta përmirësojnë gjendjen psikologjike të fëmijëve dhe të rriturve të sëmurë të hospitalizuar në klinika në suaza të Qendrës klinike.