Komuna Aerodrom ka bërë thirrje publike për zhvillimin e projekteve për katër parqe të reja që do të ndërtohen në periudhën e ardhshme, në disa vende të ndryshme të kësaj komune. Siç njoftuan nga komuna, tri nga parqet janë planifikuar të ndërtohen në Aerodromin e vjetër.
Njëri park do të jetë përgjatë rrugës “Metodija Shatorov Sharlo” në një sipërfaqe prej 3200 metra katrorë, i dyti pranë rrugës “Novoprojektirana 1” në një sipërfaqe prej 4,600 metra katrorë, ndërsa i treti do të ndërtohet në kryqëzimin ndërmjet rrugëve “Pandil Shishkov” dhe “Franjo Kluz” në një sipërfaqe prej 1.000 metra katrorë. Ndërtimi i një parku të ri me një sipërfaqe prej 2,500 metra katrorë është planifikuar edhe në mes të ndërtesave në zonën industriale të UEB pranë bulevardit “Brigada e Tretë Maqedonase”.
Nga komuna thonë se në vazhdim është edhe procedura për zgjedhjen e kompanisë e cila do të fitojë tenderin e cila do të fillojë me punë në periudhën e ardhshme. /koha.mk/